VIDEO/ E nderon shokun e ekipit që shlyen gafën, Berat Gjimshiti jep asist kundër Romës

Mbrojtja e Shqipërisë duket më e sigurtë se kurrë, me legjionarët tanë që po paraqiten në mënyrë fantastike në Europë. Këtë herë flitet për Berat Gjimshitin, që ka dhënë asist në takimin që Atalanta po zhvillon ndaj Romës.

Rezultati është në shifrat 2-1, ndërsa në minutën e 50, mbrojtësi i Kombëtares ka fituar duelin në ajër dhe e ka nxjerrë Palominon me portën e boshatisur. Një zgjatje nga mbrojtësi tjetër i Atalantës ka mjaftuar që topi të dërgohej në rrjetë. Ndërkohë në golin e parë që u pësua nga Atalanta, ishte pikërisht Palomino që gaboi në kontrollin e topit, duke ia falur realizimin Dzekos. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *