VIDEO/ E meriton ftesën e Kombëtares, Çekiçi e ndal topin në trekëndësh në Slloveni

Endri Çekiçi është duke kaluar një formë shumë të mirë në Slloveni. Padyshim që ky futbollist e meriton ftesën e Kombëtares për ndeshjen e tetorit.

Aktualisht Olimpik Ljubjana është duke fituar me rezultatin 3-0 ndaj Bravos. Goli i parë i takimit erdhi pikërisht nga sulmuesi shqiptar, me një gol të mrekullueshëm. Gjuajtja e tij u ndal në trekëndësh dhe ishte e pamundur për portierin kundërshtar që ta ndalte. Dëshira e Çekiçit ka qenë e madhe për të veshur edhe fanellën kuqezi, ndërsa një ftesë e mundshme pritet t’i jepet në muajin tetor. /Sport Ekspres/