(VIDEO) E mahnitshme, “San Siro” duartroket Totin!

0

Mund të ishte sfida e fundit në karrierë në impiantin magjik të Italisë, por s’iu dha kjo mundësi

Një ovacion i publikut të Milanit i ka bërë homazh Françesko Totit, pak përpara vërshëllimës së fillimit të ndeshjes ndaj Romës, në atë që duhet ishte, sipas të gjitha gjasave, ndeshja e fundit e kapitenit të përjetshëm në “San Siro” si kapiten i verdhekuqëve. Pasi ka lajmëruar emrin e Totit mes rezervave, spikeri i stadiumit është ndalur për dhjetra sekonda, gjatë të cilave publiku kuqezi është çuar në këmbë dhe ka duartrokitur. Më pas, në minutat e para të pjesës së dytë, ka ardhur edhe pankarta si mesazh përshëndetës: “Homazh rivalit Toti”. Spaleti nuk i ka rezervuar një pasarelë të veçantë kapitenit verdhekuq, duke e lënë në stol.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here