VIDEO/ E ktheu në volejboll, polemika për zemërgjerësinë e arbitrit ndaj Vedat Muriqit

Vedat Muriqi ka qenë sërish protagonist me Fenerbahçen duke shënuar një gol si edhe duke dhënë një asist në ndeshjen e djeshme ndaj Ankaragucu që përfundoi me shifrat 2-1.  Por sulmuesi shqiptar ka tërhequr vëmendjen edhe me një episod tjetër, ku ka prekur topin me dorë në minutat e shtesës.

Megjithëse prekja ishte e dukshme qartësisht, duke e kthyer tërësisht volejboll, gjyqtari i takimit nuk ka vendosur ta nxjerrë kartonin nga xhepi i tij. Ndërkohë, duhet thënë se një gjest i tillë nuk mund të kalojë lehtësisht pa u ndëshkuar dhe kjo gjë ka sjellë edhe reagimet e tifozëve./Sport Ekspres/