(VIDEO) E fejuara e Gjimshitit “çmend” Bergamon!

1

 

Falë Xhani de Biazit, “ambasadori” i shkollës italiane jashtë vendit, ashtu si edhe Klaudio Ranieri, kohët e fundit, gjithë italianët ndihen disi shqiptarë… Fillimisht kualifikimi historik në Europianin e futbollit në Francë ndërsa më pas arritja e Leiçesterit, që fitoi titullin në Premier League, kundrejt çdo parashikimi. “Bileta” për në Francë 2016 u arrit me fitoren e thellë 0-3 në transfertë në Erevan, më 11 tetor 2015, ndaj Armenisë së Henrik Mikitarian. Një gol mban firmën e mbrojtësit të fuqishëm Berat Gjimshiti…  Por, s’është vetëm për shkak të golit që Atalanta bëri një goditje të bukur duke afruar në gjirin e saj Gjimshitin… Po flitet për të fejuarën e mbrojtësit, bukuroshen Alisa Lily, modele me origjinë serbe: një “perëndeshë” për Dea.

 


Dubai, vende ekzotike dhe kudo tjetër, videot dhe fotot e saj kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale. E teksa Gjimshiti debutonte me Atalantën, në tribunën e “Atleti Azzurri d’Italia” shfaqej ajo, bukuroshja Alisa Menkoviç, që në rrjetet sociale ka vendosur të quhet Lily. Në tribunë për Atalanta-Udienze (1-1), java e fundit, kur Berati i tij zbriste në fushë. Modelja e bukur serbe nuk jeton ende në Itali, por edhe kur është larg nuk rresht së ndjekuri të fejuarin e saj. Në fakt, ajo postoi një video në Instagram ku Gjimshiti shmangte dy kundërshtare me një goditje me thëmbër, teksa ajo shkruan “alla Maradona”, me një hashtag #MaradonaDjimsiti!” Alisaly.

Alisa1

Por, ku ishte e bykura Alisa që të gjithë presin në Itali? Në Beograd, duke festuar në një lokal (Sindicat Klub), bashkë me shoqet, një ditëlindje. Jo vetëm kaq, por në qershor do të ketë mundësi që të rikthehet në këtë stadium, në “Atleti Azzurri d’Italia”, për miqësoren Shqipëri-Ukrainë… Italianët janë të çmendur pas saj, ndoshta do të bëjnë tifo për Shqipërinë edhe për këtë motiv, jo vetëm për De Biazin!

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image