VIDEO/ E bukura Atalanta! Tiki-taka e mrekullueshme, goli i dytë ndaj Napolit i tregon të gjitha

Aspak rastësi arritjet e mëdha në Seria A dhe Champions League, Atalanta është bukuria e futbollit italian. Spektakël i madh nga ekipi i Bergamos që nuk mjaftohet vetëm me fitoret dhe golat e realizuara, por atje del falë aksioneve brilante.

Në mbrëmjen e sotme Atalanta ka mundur Napolin 2-0, ndërsa gjithë vëmendjen e ka marrë goli i dytë i realizuar nga Gonsens. I dalë pas kombinimeve të bukura dhe në frymën “tiki-taka” të djemëve të Gasperinit, që i japin një tjetër melodi futbollit të Serisë A. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *