VIDEO | E ardhmja e Realit e sigurt, këta lojtarë ia garantojnë

Reali i Madridit njihet si një ndër klubet më të fuqishëm në Botë, si nga ana sportive ashtu edhe nga ana ekonomike. Së fundmi, madrilenët kanë shpenzuar në merkato për lojtarë të rinj në moshë dhe ekipi që kanë krijuar është i frikshëm, nëse i referohemi të ardhmes.

Prestigjiozja “AS” ka përgatitur një video ku tregon ekipin e Realit të Madridit U-23, me lojtarë që janë 23 vjeç ose më pak, ku vetëm Marko Asensio i përket kësaj grupmoshe, pasi të gjithë të tjerët janë më të rinj.

E nisim nga porta ku është Lunin, portieri 20-vjeçar, i cili këtë sezon luajti i huazuar. Në mbrojtje është Odriozolo dhe Regijon nga krahët, të dy lojtarë 22-vjeçarë. Vajeho në qendër dhe blerja e re Eder Militao, me këtë të fundit vetëm 21 vjeç.

Në mesfushë janë Valverde (20 vjeç) dhe Dani Sebajos (22 vjeç). Në mbështetje të treshes së sulmit mund të luajë Brahim Diaz, 19-vjeçari i blerë nga Mançester Siti.

Për të kaluar te sulmi, ku alternativat janë të shumta, sidomos në krah. Për dy krahët e sulmit janë plot katër lojtarë. Marko Asensio (23 vjeç), Martin Odegard (20 vjeç), si dhe dy brazilianët Rodrigo-Vinisjus, respektivisht nga 18 vjeç secili. Në majë të sulmit qëndron blerja e fundit, 21-vjeçari Luka Joviç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *