VIDEO | Dygolëshi i Ikardit dhe festa e shfrenuar e Vandës

Mauro Ikardi shënoi një dygolësh të bukur përballë Lacios, duke ndihmuar Interin të ngjitet në vendin e dytë. Goleadori dhe kapiteni i zikaltërve ndodhet në një formë fantastike, ashtu si dhe shokët e tij të ekipit.

Goli i gjashtë në kampionat për argjentinasin dhe fitorja e gjashtë rresht për Interin. Një gjë e tillë ka dërguar tifozët e Interit në ekstazë, por jo vetëm. Vanda Nara, njëkohësisht gruaja dhe menaxherja e sulmuesit, ka festuar në mënyrë të shfrenuar gjatë dygolëshit të mbrëmshëm.

E ftuar në emisionin “Tiki Taka”, bukuroshja është “çmendur” nga gëzimi dhe në golin e dytë të 25-vjeçarit, ajo ka shkuar drejt Xhampiero Muginit, i cili është një tifoz i thekur i Juventusit. Gjithçka ka ndodhur prapa skenave dhe emocioni i shënimit të një goli është gjithmonë i vështirë për t’u kontrolluar. Aq më shumë, kur ai që shënon është burri yt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *