VIDEO | Dy “krisma” nga Junajtid, “zhduket” Lukaku

0

Mançester Junajtid ka mposhtur Perth Glory me rezultatin 2-0 dhe i nis mbarë përgatitjet. “Djajtë e Kuq” gjithsesi nuk është se kanë shkëlqyer dhe kritikat e tifozëve në rrjetet sociale vijojnë të jenë konstante.

Në sfidën e zhvilluar sot në Australi, 45 minutat e para u mbyllën në barazim pa gola. Në të dytën ishte Rashford, i cili pas një rrëmuje në zonë arriti të shënonte. Ishin luajtur 60 minuta lojë në atë moment.

Goli tjetër është realizuar nga Xhejms Garner, pesë minuta para fundit të takimit. Mesfushori 18-vjeçar realizoi me një goditje nga jashtë zonës dhe më pas nuk pati më gol tjetër. Junajtid pritet të zhvillojë disa miqësore në Australi.

Romelo Lukaku nuk ishte përfshirë me grupin për këtë ndeshje, çka konfirmon zërat për arritjen e një marrëveshjeje me Interin. Sa i takon Pol Pogba, mesfushori francez është përfshirë në lojën në pjesën e dytë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.