VIDEO/ Dy faull dhe del nga fusha! Hysaj është për t’u harruar me Lacion, vetëm 19 minuta

Një mbrëmje tërësisht për t’u harruar është kjo e sotmja sa i përket Elseid Hysajt. Napoli është duke fituar me rezultatin 1-0 për Kupën e Italisë në përballjen ndaj Lacios, por mbrojtësi shkodran është kthyer në personazhin negativ.

Fillimisht Hysaj do të merrte kartonin e parë të verdhë në minutën e 8, duke shkaktuar një penallti të evitueshme. Por fatmirësisht për ekipin e Napolit, Imobile gaboi nga pika e bardhë. Vetëm 11 minuta më vonë dhe mbrojtësi shqiptar me faullin e dytë do të merrte edhe kartonin tjetër të verdhë që e nxori nga fusha. Një tjetër gabim nga ana e tij, pasi Imobile nuk kishte asnjë rrezikshmëri për zonën e Napolit, pasi topi gjendej në mesfushë. /Sport Ekspres/