VIDEO/ Duro flet pas Vllaznisë: Jam mërzitur te rasti i Rrocës, humbet edhe…kështu!

Kukësi-Vllaznia përmbylli edhe javën e shtatë të Superiores, me fitoren e shkodranëve në shifart 1-2. Falë golave të Hygorit dhe Likës, futbollistët e drejtuar nga ana e Jonuz kanë marrë këto 3 pikë shumë të rëndësishme ndaj një ekipi pretedent për titull. Ndërkohë më poshtë mund të gjeni edhe intervistën e trajnerit Duro për “Supersport”:

Shpëtim Duro (Kukësi): “E prisja këtë lojë të Vllaznisë. E dija që do të ishte e gjitha në gjysmëfushën e saj dhe do të provonte kundërsulmin. Humbëm një ndeshje që…humbet edhe kështu. U mërzita shumë me rastin e Rrocës. Ishte shumë e lehtë për t’u shënuar. Abazaj mund ta godiste edhe vetë, por bëri gjënë e duhur duke pasur te Rroca. Ai po e kërkonte vetë topin dhe kur e bën një gjë të tillë, duhet të jesh i përgatitur. Jemi goditur në momentin më të mirë. Ne e kemi treguar që kemi kapacitetet, por kampionati është aty dhe ekipet nuk kanë shumë diferenca. Kjo na gëzon”. /Sport Ekspres/

(Rasti i Rrocës)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *