VIDEO | Durmishaj ndëshkon PAOK-un, Panionios fiton me përmbysje

Sulmuesi shqiptar Fiorin Durmishaj ka qenë një ndër protagonistët e takimit të parë të çerekfinales së Kupës së Greqisë midis Panioniosit dhe PAOK-ut. Skuadra e futbollistit vlonjat përmbysi kryesuesit e kampionatit grek.

PAOK-u doli i pari në avantazh me anë të polakut sviderksi në minutën e 59-të. Durmishaj ishte iniciatori i përmbysjes së skuadrës së tij, teksa barazoi shifrat e takimit në minutën e 74-të, ndërsa golin e fundit të takimit e shënoi Stavropulos në minutën e parë të kohës shtesë.

 

Ndeshja e kthimit në Selanik do të zhvillohet pas tri javësh. Ky ishte goli i dhjetë sezonal për Durmishajn, i cili krahas katër golave të Kupës ka regjistruar gjashtë golat në kampionati grek.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *