VIDEO | Durant fiton betejën me Harden, Celtics të fortë për Bucks

0

Kevin Durant dhe James Harden kanë shënuar nga 35 pikë dhe në fund ka festuar Golden State Warriors me rezultatin 104-100 ndaj Houston Rockets. Kampionët në fuqi bënë më mirë në periodën e parë dhe të tretë, ndërkohë që në këtë fitore dhanë një ndihmë të madhe edhe Stephen Curry (18 pikë, 4 asiste, 7 rebound) dhe Draymond Green (14 pikë, 9 asiste,  9 rebound). Nga ana tjetër edhe Chris Paul (17 pikë, 4 asiste, 3 rebound) dhe Eric Gordon (27 pikë, 4 rebound) u munduan të ndihmojnë James Harden, por pa sukses.

Milwaukee Bucks-Boston Celtics është një sfidë mjaft interesante, që ka nisur me fitoren e miqve me rezultatin 90-112. Celtics dominuan pjesën më të madhe të ndeshjes dhe kështu e kaluan me sukses gjysmëfinalen e parë të Konferencës së Lindjes. Kyrie Irving ishte njeriu i ndeshjes, teksa shënoi 26 pikë, dha 11 asiste si dhe rikuperoi 7 topa në tabelë.

Al Horford dhe Jaylen Brown, autorë të 20 dhe 19 pikëve dhanë një kontribut të rëndësishëm në fitoren e Celtics. Pritej shumë nga Giannis Antetokounmpo i Bucks. Ai u ndal në 22 pikë, 2  asiste dhe 8 topa të rikuperuar në tabelë. Khris Middleton (16 pikë, 6 asiste, 10 rebound) ishte krahu i djathtë i grekut. Gjithsesi Bucks i kanë nisur gjysmëfinalet me humbje.

NBA | Play-off (Gjysmëfinalet e Konferencave)
Milwaukee Bucks-Boston Celtics 90-112 (0-1)
Golden State Warriors-Houston Rockets 104-100 (1-0)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.