VIDEO | Durant e Leonard “makineri”, Warriors e Raptors marshojnë

0

Golden State Warriors, Toronto Raptors dhe Portland Trail Blazers janë një fitore larg kualifikimit në raundin tjetër të ndeshjeve “play-off”. Ato kanë marrë fitoret e radhës dhe kryesojnë 3-1 respektivisht ndaj Los Angeles Clippers, Orlando Magic dhe Oklahoma City Thunder.

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ishin kampionët në fuqi që mposhtën 105-113 LA Clippers. Warriors bënë diferencën në periodën e parë dhe të katërt, çka mjaftoi për të triumfuar. Kevin Durant (33 pikë, 6 asiste, 7 rikuperime) dhe Klay Thompson (32 pikë) bënë pjesën më të madhe të pikëve dhe Warriors janë në rrugë të mbarë. Stephen Curry realizoi vetëm 12 pikë, por shërbeu 7 herë për shokët e skuadrës dhe rikuperoi 10 topa.


Aaron Gordon shënoi 25 pikë për Orlando Magic, por nuk mjaftuan për të thyer Toronto Raptors. Kanadezët fituan 85-107 dhe kualifikimi në turin tjetër të fazës “play-off” është një formalitet. Kawhi Leonard ishte ylli i mbrëmjes, me 34 pikë të realizuara. Pascal Siakam dhe Norman Powell shënuan nga 16 pikë.

Oklahoma City Thunder, pas fitores së parë, nuk ia doli të barazonte ndaj Portland Trail Blazers. Këta të fundit ia dolën me sukses, duke triumfuar 98-111. Damian Lillard (24 pikë, 8 asiste, 3 rikuperime) dhe C. J. McCoollum (27 pikë, 3 asiste, 4 rikuperime) triumfuan përballë Paul George (32 pikë, 6 asiste, 10 rikuperime) e Russell Westbrook (14 pikë, 7 asiste, 9 rikuperime). Për t’ia dalë mbanë ndihmuan shumë edhe Al-Farouq Aminu (19 pikë, 9 rikuperime) dhe Maurice Harkless (15 pikë, 10 rikuperime).

Los Angeles Clippers-Golden State Warriors 105-113 (1-3)
Orlando Magic-Toronto Raptors 85-107 (1-3)
Oklahoma City Thunder-Portland Trail Blazers 98-111 (1-3)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.