(VIDEO) “Dukesh i vetmuar”/ David Beckham merr surprizën e parë si president klubi nga tifozët kundërshtar

David Beckham ka nisur një aventurë të re në futboll. Thellësisht i dashuruar pas tij por edhe duke e parë si një biznes goxha fitimprurës, Beckham e gjemë në shkallët e stadiumit si president i skuadrës “Inter Miami”. Një skuadër e krijuar 2 vite më parë e cila militon në MLS amerikane.

Në ndeshjen e fundit me Los Angelosm Beckham ishte i vetëm në tribunë pasi mbështetësit e kësaj skuadre të re ende nuk janë krijuar. Duke e parë të vetëm, tifozët e Los Angelos nuk nguruan të thumbojnë presidentin kundërshtar. “Dukesh i vetmuar”-ishte thirrja e tyre e cila është marrë me sportivitet nga Beckham./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *