VIDEO/ Duken…”si alienë”! Lojtari i Shqipërisë fiton Kupën para 10.000 tifozëve, çfarë ishte…distanca?

0

Nga Klaudio Ndreca

Lojtari i Shqipërisë, Naser Aliji, ka ndierë kënaqësinë e një trofeu të fituar pas vështirësive dhe mbylljes së futbollit për shkakun e Koronavirusit. Skuadra e Honved ka zhvilluar në ditën e djeshme finalen kundër Mezokvesd, duke fituar në shifrat 2-1.

Në këtë përballje ka pasur shumë pak minuta për mbrojtësin e Kombëtares, megjithëse nuk ka vend për shumë mërzitje dhe në fund ishte koha e festimit. Madje sikur pandemia të mos ekzistonte, pasi në stadium kanë qenë të pranishëm 10.000 tifozë.

Video festimit ka bërë xhiron e të gjitha mediave botërore, ku klubi i Honved me tifozët e saj duken si të jenë alienë. Në këto kohë të gjitha kampionatet nisin pa tifozë, ndërsa në Hungari shkon skuadra për të kërcyer së bashku me mbështetësit e saj, sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Tifozëve i kishin dhënë këshilla që të mbanin distancë nga njëri-tjetri, por duke e ngatërruar qartë stadiumin me godinat e tjera… /Sport Ekspres/

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.