VIDEO / Dueli i përjetshëm, barazim dhe sherr masiv në Stamboll

Derbi i Stambollit midis Gallatasarajit dhe Fenerbahçes u shoqërua me skena kaotike në sekondat e fundit të takimit. Tri lojtarë u ndëshkuan me të kuqe nga kryesori i takimit, pas një sherri midis lojtarëve të të dyja skuadrave.

Barazimi 2 – 2 djeg shumë për skuadrën dhe tifozët e Gallatasarajit.  Kampionët në fuqi të kampionatit shënuan të parët më anë të Donk dhe Lines, ndërsa miqtë u kundërpërgjigjën me Valbuenan dhe brazilianin Xheilson. Do të ishte ky i fundit ai që do të shkaktonte sherrin midis dy skuadrave.

Një spërkatë e rrezikshme e spanjollit të Fenerbahçes Soldado ndaj marokenit Belhanda solli një konfrontim fizik midis të dyve, Xheilson i doli për ndihmë kolegut të tij duke goditur me shpullë Belhandën një reagim ky acaroi në kulm të gjithë skuadrën e Gallatasarajit që u vë në ndjekje të brazilianit.

https://twitter.com/photosofootball/status/1058633602160832512

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *