VIDEO/ Duartrokitje për Aldo Teqjan, shihni drithërimat e marra nga ovacioni i tifozëve

Shumë duartrokitje kanë ardhur Aldo Teqjan nga stadiumi në “Air Albania”, pas asaj tragjedie të kaluar pasi është hedhur nga pallati. Zoti i dha forcën për të mbijetuar, ndërsa tani të gjitha duartrokitjet e një stadiumi të tejmbushur shkojnë për të.

Drithërima ofron arena e re e Shqipërisë edhe për lojtarët e Partizanit dhe Tiranës, që po bëjnë nxehmjen e fundit para se të dalin në fushë si protagonist. Këtë herë edhe ata lojtarë që ende nuk e kanë përjetuar një takim në Kombëtare, me këtë derbi, mund të thuhet se ia dalin në një farë mënyre për të kapur adrenalinën e lartë. /Sport Ekspres/