VIDEO | Driblimi që vlen 1.5 milionë euro, Olajinka thyen “mitin” e Europa League

Ishte vetëm 16 vjeç kur mbërriti në Ballsh dhe ëndërron të jetë në Botëror me Nigerinë. Gjithsesi të mbetemi te nata e sotme, që do të kujtohet gjatë nga Piter Olajinka. Slavia e Pragës mundi 4-3 Seviljen dhe u kualifikua në fazën çerekfinale të Europa League.

Djaloshi që mahniti Superioren dhe në verë u ble nga çekët për 3.2 milionë euro ishte vendimtar për skuadrën e tij. Nuk shënoi, por bëri një driblim që çoi në arkat e Slavias plot 1.5 milionë euro. Një lojtar i shtrirë dhe një tjetër dështoi t’ia marrte topin nigerianit, që pasoi për Traore.

Ky i fundit e dërgoi në rrjetë, edhe pse Kjaer në vijën fatale u përpoq ta devijonte sferën. Topi në rrjetë dhe festa e çekëve. Olajinka në qiellin e shtatë. Kush e mendonte të eliminimin Seviljen, klubin që vitet e fundit ka dominuar në Europa League, madje duke e fituar këtë trofe tre herë radhazi (2013-2016). Më parë e ka fituar edhe në 2006-n dhe 2007-n. Sot e eliminoi një djalosh që erdhi plot ëndrra në Shqipëri para disa vitesh. Jeta është një përrallë.

Sllavia Pragë 4 – 3 Sevija
Shënues: Ngadë-Ngadzhui 15’, Sucek 47’ (pen), Van Buren 102’, Traore 120’ / Ben Jeder 44’ (pen), El Hadadi 54’, Vazkez 98’

Benfika 3 – 0 Dinamo Zagreb
Shënues: Zhonas 71’, Ferro 94’, Grimaldo 105’

Dinamo e Zagrebit u mund 3 – 0 nga Benfika në Lisbon. Skuadra kroate e nisi mirë takimin, por me kalimin e minutave Benfika fitoi epërsi. 90 minutëshi u mbyll me rezultatin 1 – 0 dhe ndeshja shkoi në kohën shtesë, ku portugezët vulosën fatin e takimit me golat e Ferros dhe Grimaldos.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *