VIDEO | Dramë për Mavrajn në Gjermani, Ingolshtadi bie nga Bundesliga.2

Ingolshtadi nuk ia ka dalë të sigurojë mbijetesën në Bundesligën e dytë. Klubi ku luan kapiteni i kombëtares sonë, Mërgim Mavraj, u mund 3 – 2 nga Vehen Viesbaden në ndeshjen e kthimit të fazës play-out.

Fakti që Ingolshtadi fitoi takimin e parë në transfertë 1 – 2, bëri që shumë vetë ta konsideronin të mbaruar çështjen e mbijetesës, por ekipi mik tregoi se futbolli është i paparashikueshëm duke shokuar të gjithë të pranishmit në “Audi Sports Park”.

Rënia e Ingolshtadit në Bundesligën e tretë është një ndër dështimet më të mëdha të këtij sezoni, po të marrim parasysh faktin se ky klub është ndër më të pasurit në Bundesligën e dytë me një xhiro vjetore që i kalon 30 milionë eurot, buxhet ky më shumë se 3-fish më i madh se i kundërshtarëve të sotëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *