VIDEO/ Dramë deri në momentet e fundit, as përmbysja e Agueros nuk e shpëton dot Cityn

Një dramë e vërtetë ka qenë ndeshja e sotme mes Manchester Cityt dhe Crystal Palace. Takimi ka përfunduar në barazim 2-2, ndërsa të parët që do të shënonin do të ishin miqtë e Crystal Palace, që do të dërgonin topin në rrjetë nga një goditje këndi në minutën e 39.

Skuadra e Guardiolës kërkoi deri në fund të ndryshonte rezultatin, ndërsa në minutën e 72 VAR-i i heq nga duart një penallti. Kur gjithçk dukej si e përfunduar, do të ishte Aguero ai që për pak minuta do të kthehej në hero të takimit. Fillimisht shfrytëzoi një top të Jesus për të vendosur baraspeshën në m,inutën e 82. Vetëm 6 minuta më vonë do të përmbyste gjithçka dhe këtë herë do e bënte një gjë të tillë me kokë, pavarësisë gjatësisë së tij që nuk e favorizon aspak.

Por kaq nuk do të ishte e mjaftueshme, pasi “qytetarët” nuk arritën të gjenin dot paqe në këtë takim. Kjo pasi në minutën e fundit të kohës së rregullt shifrat do të shkonin në 2-2, teksa një autogol i Fernandinho i kushton shumë. City duket kështu i dorëzuar në luftën për titull me Liverpool, të cilët udhëheqin me 13 pikë diferencë dhe me dy ndeshje më pak./Sport Ekspres/

https://twitter.com/SimplySoccer9/status/1218577991845863424

https://twitter.com/futurefights360/status/1218582068764008450