VIDEO/ Drama e madhe te Milani vazhdon me Piolin, turpi nuk ka kufijë as me Leçen

Milani nuk po arrin të gjejë vazhdimësinë në kampionat dhe ndodhet në një situatë shumë kritike. Për të gjithë ata që menduan se ndërrimi i trajnerit do të gjente edhe zgjidhjen, kanë gabuar dhe si një dëshmi shërbeu mbrëmja e sotme ndaj Leçes.

Fillimisht do të ishin vendasit që do të kalonin në avantazh falë një goli shumë të bukur nga Calhanoglu. Por VAR-i po ia shton edhe më shumë vuajtjet Milanit në këtë moment të keq.

Pasi arbitri ka riparë pamjet e kapjes së topit me dorë nga Conte, ka dhënë penalltinë e kthyer në gol nga Babakar, që fillimisht gaboi, por pas pritjes së Donarumës e ka shtyrë në rrjetë. Aty vjen sërish Calhanoglu, lojtari më i kritikuar.

Ndeshje aspak të mira ka zhvilluar në këtë fillim të kampionatit, ndërsa ai festim dhe përshendetja ushtarake që bëri kundër Shqipërisë, i rriti edhe më shumë kritikat në Itali. Por në golin e dytë ka dhuruar një tjetër spektakël, duke e marrë bukur topin me finte dhe duke shërbyer me Piatek, që dërgoi topin në rrjetë dhe nisi festën e zakonshme.

E kur u mendua se gjithçka do të mbyllej me këtë rezultat, ka ardhur edhe goli i barazimit nga Leçe në minutën e 92 e majta e frikshme nga Calderoni që përfundoi në rrjetë. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/CIROALEROBY1/status/1186016140247613440