VIDEO: Dortmundi shkëlqen kundër Frajburgut, vetëm -1 nga Bajerni

0

Borusia e Dortmundit ka marrë një fitore të pastër 0-4 në transfertë përballë Frajburgut, duke mos humbur kontaktin me Bajernin kryesues. Sanço, Rojs, Gëce dhe Pako Alkaser ishin autorët e golave dhe Dortmundi ngjitet në kuotën e 70 pikëve.

Mesfushori ynë kuqezi, Armir Abrashi, nuk luajti asnjë minutë për skuadrën e Frajburgut, që nuk pati asnjë ide dhe nuk ishte aspak e rrezikshme kundër Dortmundit. Ky sukses i verdhezinjve tregon se do të luftojnë deri në fund sa i takon titullin kampion në Bundesligën gjermane.

Bundesliga, java 30

Frajburg – B. Dortmund  0-4
Sanço 12’, Rojs 54’, Gëce 79’, Alkaser 87’

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.