VIDEO | Dortmundi “fluturon” me Sançon, Ajaksi triumfon me përmbysje

0

Borusia Dortmund edhe një herë ka treguar se do të jetë një kërcënim mjaft serioz për Bajernin në sezonin e ardhshëm. Verdhezinjtë kanë triumfuar në ndeshjen e dytë të turit miqësor në Amerikë. “Viktima” e radhësh për gjermanët ka qenë Sialtëll Saunders.

Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 1-3 për yjet e Bundesligas. Ka qenë goli i Marius Uolf që ka hapur sfidën. Më pas ka menduar i zakonshmi Alkaser për të dyfishuar shifrat në minutën e 50-të. Katër minuta më pas Kampbell ka ngushtuar diferencën. Sanço nuk u pajtua me këtë dhe vulosi fitoren 1-3 për të tijët.

Edhe Ajaksi ka triumfuar ndaj Uatford me rezultatin 2-1. Pa yjet e shumtë, që janë larguar djemve të Ten Hag u është dashur të vuajnë për të gjetur fitoren. Pjesa e parë është mbyllur me golin e anglezëve me anë të një penalltie të shndërruar në gol nga Andre Grei. Pjesa e dytë ka folur për yjet holandezë që kanë përmysuar me golat e Doni van De Bek dhe Timber.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.