VIDEO | Dopietë dhe asist, Bakaj bën heroin në Bjellorusi

Pas tri ndeshjeve qetësi, Elis Bakaj është rikthyer të jetë protagonist në Bjellorusi me skuadrën e Shaktar Soligorsk. Fitorja 3-2 ndaj FC Minks foli vetëm për sulmuesin shqiptar që ishte autori i një dopiete si dhe regjistroi një asist.

Bakaj fillimisht barazon rezultatin në 1-1 në minutën e 13-të me anë të një goditje dënimi. Pak minuta më vonë  një harkim në zonë i tij shfrytëzohet nga lojtarët e Shaktarit që përmbysin rezultatin. Kundërshtarët rikthejnë baraspeshën, por në minutat e kohës shtesë një ndërhyrje e gabuar e portierit të Minks sjell një penallti për Shaktarin, të cilën 32-vjeçari e ekzekuton me sukses.

Falë kësaj fitoreje skuadra e futbollistit kryeqytetas mbetet në garë për titull kampion me Bate Borisov dhe Dinamon Brest.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *