VIDEO/ Do bëhemi më të mirë? Harrojeni! Lojtari i Shalkes shan nga gjyshja Halandin

Pandemia pati edh një ndikim emocional te njerëzit dhe shumë mendonin se do të ndryshonim së tepërmi kur gjithçka të merrte fund e t’i përkiste të shkuarës. Por me shumë mundësi e vetmja gjë që do mbetet në të shkuarën është ky mendim mbi shtimin e mirësisë dhe dashurisë për njëri-tjetrin. Nëse mendonit se do të bëhemi më të mirë, atëherë harrojeni.

Shembulli që e hedh poshtë këtë hipotezë vjen nga ndeshja e sotme e Bundësligës, mes Dortmundit dhe Shalkes. Mungesa e tifozëve në tribuna ka bërë që tashmë në vend të brohorimave të dëgjojmë edhe vetë protagonistët në fushën e lojës. Por kjo ndoshta nuk është ajo që do të donim, sidomos në raste të tilla si ai mes Haland dhe Todibo. Ky i fundit ka harruar faktin se fjalët e tij mbërrijnë në veshët e të gjithëve në një stadium të boshatisur dhe ka ofenduar talentin norvegjez nga… gjyshja, duke e flakur tutje idenë e një rikthimi më të butë e me më tepër mirësjellje në normalitetin e ri.

Një gjest i tillë ka bërë xhiron e rrjetit dhe të mediave, ndërsa në Gjermani ka nisur të flitet edhe për një pezullim të lojtarit të huazuar nga Barcelona. Ndërkohë Haland e ka kaluar me të qeshur këtë moment, teksa përgjigjen e ka dhënë me vepra, duke shënuar golin e parë të takimit, që do të pasohej më vonë nga 3 të tjerë nga ana e Dortmundit. Ndonjëherë është më mirë të lësh punën të flaës e jo gojën. /Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/Conte2Foot/status/1261658215080656896

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *