VIDEO | Djaloshi që i ndryshoi jetën Xhakës, historia prekëse e vogëlushit Julian

Granit Xhaka është një lojtar që pëlqehet shumë nga tifozët, sidomos nga ata të Borusia Myshengladbahut, që ende kanë një marrëdhënie shumë speciale me mesfushorin me origjinë shqiptare. Xhaka po mbyll sezonin e tij të tretë me Arsenalin në Premier Ligë, ku ka bërë shumë ndeshje pozitive.

Megjithatë, tifozin më të madh e ka në Gjermani. Djaloshi Julian vuan nga “Down Syndrome” dhe në ditën ndërkombëtare të kësaj sëmundjeje, vogëlushi është ftuar në ambientet e klubit të Arsenalit, nga vetë Xhaka. Ata kanë kaluar ditën së bashku dhe Julian takoi dhe disa nga lojtarët e tjerë të “Topçinjve”.

Një video e shpërndarë në faqen e Arsenalit tregon historinë e 8-vjeçarit, mënyrën si është njohur me Xhakën dhe peripecitë që ka kaluar në jetën e tij. Julian dhe Xhaka janë takuar për herë të parë kur mesfushori luante me Gladbahun dhe është shoqëruar në fushë pikërisht nga vogëlushi i vogël, i cili ishte maskotë për atë ndeshje. Xhaka ka dhe një mesazh shumë prekës për të gjithë njerëzit: “Sado që jetë t’iu vendosë poshtë, mendoni gjithmonë se ka nje zgjidhje. Ka ende shpresë, ashtu siç na ka mësuar vogëlushi Julian. Mor u dorëzoni asnjëherë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *