VIDEO/ Djaloshi që e dashuron gjithë Europa! E njëjta histori, 2 gola dhe luan me portierin

Haland është djaloshi që dashurohet nga e gjithë Europa, pasi nuk ndalet sa i përket golave të shënuara. Këtë herë sulmuesi norvegjez ka arritur të shënojë dopiet ënë fitoren me rezultatin 5-1 të Dortmundit ndaj Këln.

Një histori e njëjtë ashtu si edhe në debutimin e tij në ndeshjen paraardhëse, ku ndaj Augsburgut u fut si zëvendësues dhe shënoi tripletë. Këtë herë i futur në minutën e 65 në fushë, ka lënë sërish gjurmë me dopietën e tij. Për ta nisur me golin në minutën e 78, ku gjendej në vendin e duhur dhe nuk e kishte të vështirë për të shënuar. Akoma edhe më mirë do të bënte në të 87, ku ka dribluar portierin për të vulosur shifrat në 5-1. /Sport Ekspres/