VIDEO | Djaloshi me sindromën “Down” nuk e harron, emocionohet Luka Modriç!

0

Përveçse një lojtar i mrekullueshëm në fushën e blertë, Luka Modriç është dhe një person me zemër të madhe. Kroacia është prej vitesh një kombëtare shumë e fortë, por në Botërorin e Rusisë, Modriç me shokë mahnitën botën, duke arritur në finalen e madhe.

Shumë njerëz u bënë tifozë me ekipin ballkanas, ndërkohë që djemtë e Daliç u pritën si heronj të vërtetë në Zagreb. Mes mijëra njerëzve që festonin ishte dhe Piter. Djaloshi vuan nga sindroma “Down”, ndërsa kapiteni i Kroacisë dhe fituesi i çmimit lojtari më i mirë sipas FIFA-s dhe UEFA-s ishte idhulli i tij.

Gjatë festimeve të paharrueshëm, Modriç e ftoi Piterin në skenë, duke i plotësuar ëndrrën djaloshit, një gjë që do e mbajë mend gjithmonë.

Familja e tij ka përgatitur një video emocionuese dhe ka dashur t’ia tregojë një gjë të tillë dhe Lukës. Ky i fundit ka qenë i grumbulluar me Kroacinë, ndërsa dikush e ka thirrur të ndalojë. Pasi heziton një moment, Modriç ndalon dhe nga afër i shpjegojnë se Piteri dëshiron ta përshëndesë me anë të kësaj video.

Luka “humbet” duke parë videon dhe emocionohet pa masë. Një skenë fantastike, ndërkohë që nga ana tjerr shihen Piter dhe nëna e tij, e cila nuk rresht së falënderuari të madhin, Luka Modriç.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.