VIDEO | Djali i Marselos i mahnit të gjithë, dhuron magji me golin e tij!

Marselo njihet si një ndër mbrojtësit më spektakolarë në futboll, me brazilianin që ka qenë për shumë vite një ndër shtyllat kryesore të “Los Blancos”.

Gjithsesi, lajmi këtë herë nuk është bërë Marselo, por djali i tij Enzo. Pikërisht ky i fundit luan për moshat e Realit të Madridit dhe në një ndeshje të luajtur fundjavën që lamë pas shënoi një gol magjik.

Djaloshi shmang kë i del përpara dhe këtë gjë e bën me “sombreron” e famshme. Në fund të njëjtën gjë bën edhe me portierin dhe shtyn topin drejt rrjetës. Jo më kot është brazilian…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *