VIDEO/ Dita që Interi nuk e do në kalendar, Milani i kujton fitoren e shënuar në histori 0-6

Nga Klaudio Ndreca

Në këto kohë të pandemisë dhe kur futbolli ende nuk ka rinisur, faqet e klubeve zgjedhin që ta mbajnë aktiv profilin e tyre zyrtar duke ndezur diskutime. Ashtu siç ka ndodhur edhe në Shqipëri, ku shpeshherë ka pasur thumbime në distancë mes Partizanit dhe Tiranës.

Në Itali është Milani që i kujton fitoren e hidhur për Interin, me rezultatin 0-6. Bëhej fjalë për 11 majin e 2001, ajo datë që zikaltërit nuk do të donin që të ekzistonte në kalendar. Në atë përballje kuqezinjtë do të ishin të pamëshirshëm kundër rivalëve të tyre të përjetshëm, për të marrë një fitore që është e shënuar në histori tashmë dhe nuk harrohet kurrë, pavarësisht se kanë kaluar shumë vite. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *