VIDEO | Devin Booker “përbindësh” në humbje, ngec City Thunder

Devin Booker ishte i papërmbajtshëm, teksa shënoi 59 pikë kundër Utah Jazz, por Phoenix Suns u mund me rezultatin 125-92. Rudy Gobert ishte lideri i Utah Jazz. Ai shënoi 27 pikë dhe rikuperoi 10 topa. Derrick Favors dhe Ricky Rubio gjithashtu bënë paraqitje të mira, duke realizuar nga 18 pikë secili.

Fituesi i ndeshjes Portland Trail Blazers-Brooklyn Nets u vendos pas dy shtesave dhe rezultati përfundimtar ishte 148-144. D’Angelo Russell (39 pikë, 8 asiste, 9 rikuperime) ishte shënuesi më i mirë për të dyja skuadrat, por Jusuf Nurkiç (32 pikë, 5 asiste, 16 rikuperime) dhe Damian Lillard (31 pikë, 12 asiste, 6 rikuperime) ishin ata që bënë diferencën dhe vendosën skuadrën fituese.

Oklahoma City Thunder ka ngecur ndaj Memphis Grizzlies, në një takim që përfundoi 119-98. Russell Westbrook (16 pikë, 7 asiste, 5 rikuperime) nuk ishte në ditën më të mirë, ndërkohë as Paul George (30 pikë) dhe Dennis Schröder (25 pikë) nuk mjaftuan për City Thunder. Grizzlies bënë një lojë të mirë në grup dhe triumfuan.

Orlando Magic kaloi me sukses Philadelphia 76ers me shifrat 119-98. Nikola Vuçeviç (28 pikë, 4 asiste, 11 rikuperime) dhe Evan Fournier (24 pikë, 7 asiste) udhëhoqën skuadrën e tyre drejt fitores, në një ndeshje ku 76ers ishin dobët në dy periodat e fundit. Joel Embiid, prej të cilit pritet shumë, shënoi vetëm 20 pikë dhe rikuperoi 10 topa, pa mundur të ndihmojë sa dihet skuadrën e tij.

Orlando Magic-Philadelphia 76ers 119-98
Memphis Grizzlies-Oklahoma City Thunder 115-103
Utah Jazz-Phoenix Suns 125-92
Portland Trail Blazers-Brooklyn Nets 148-144

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *