VIDEO | Dështoi në realizimin e panenkas, presidenti dëbon lojtarin

0

Një 11-metërsh i humbur i ka kushtuar shtrenjtë Brendix Parras, lojtarit të Indipendientes, i cili është një ekip paraguajan. Pikërisht këta të fundit, luanin për fazën e 1/32-ave të Copa Sudamericana (ekuivalente e Europa League në Amerikën Latine) ndaj La Equidad, një ekipi kolumbian.

Të dy ndeshjet përfunduan pa gola dhe gjithçka iu drejtua 11-metërshave. Ishte pikërisht Parra, i cili tentoi me panenka, por gaboi rëndë dhe në fund ishte ekipi i La Equidad që kaloi më tej. Për penalltinë e humbur, presidenti i Indipendientes, ka marrë vendimin drastik për ta larguar nga ekipi lojtarin.

Sipas presidentit, ishte diçka e pabesueshme mënyra se si e shpërdoroi penalltinë Parra, ndaj edhe ishte marrë ai vendim. Ndërkohë lojtari e pranoi me qetësi vendimin, ku u shpreh: “Mbyllja e kontratës me Indipendienten është një vendim i vështirë. Gjithsesi, jeta vazhdon, futbolli vazhdon dhe më duhet të shoh përpara”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.