VIDEO/ Dështimi kthehet psikologjik te Milani, Reina pëson një gol qesharak

Dështimi mesa duket është kthyer në çështje psikologjike te Milani. Këta të fundit po luajnë ndaj Genoas pas një serie negative rezultatesh dhe atje ku kanë merituar gjithë vërshëllimat e tifozëve të tyre.

Goli i parë i takimit ka ardhur nga Genoa në minutën e 41 me një goditje dënimi nga Schone. Tërësisht qesharake duket, ndërsa Reina nuk ka llogaritur këndin e sferës dhe ka dalë tërësisht huq. Nëse kuqezinjtë do të humbasin edhe këtë takim, atëherë më shumë sesa lufta për “Champions League”, do të duhet të sigurojnë veten e tyre në elitën e futbollit Italian. Trajneri Giampaolo nuk po arrin të bind me skemat e tij dhe një tjetër dështim i sotëm, mund të sillte edhe një shkarkim. /Sport Ekspres/