VIDEO/ Dërgojeni vetëm në Australi, Besart Berisha shënon që në debutim

Besart Berisha mund të shpërthejë me gola të shënuar, por vetëm në një vend, në Australi. Sulmuesi me origjinë shqiptare provoi një aventurë jashtë këtij vendi, në Japoni më saktësisht dhe dështoi.

Në këtë mënyrë u kthye edhe në shtëpinë e tij, për të provuar shijen e golit të shënuar. Nuk është e nevojshme që të pritet gjatë. Realizimi erdhi menjëherë, që në debutim.

Ekipi i Ëestern arriti të fitonte në shifrat 0-1 ndaj Ëellington me golin e Berishës në minutën e 34, që nuk fali para portës për të nisur menjëherë festën. /Sport Ekspres/