VIDEO | Derbi i Valencias në paqe, asist i Enis Bardhit

0

Spektakël dhe gola në derbin midis Levantes dhe Valencias. Ndeshja u mbyll me rezultatin 2-2 dhe Valencia nuk ka arritur akoma të marrë fitoren e parë në kampionat duke u renditur në kupton e dy pikëve mbas javës së tretë.

Spanjolli Roxher shënoi një dopjetë për vendasit, të cilët e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë, mbas daljes me të kuqe të Koke në minutën e 76-të, ndërsa Çerishev dhe Parejo ishin autorët e golave për ekipin e Valencias.

Roxher kaloi Levanten në avantazh në minutën e 13-të mbas një kundërsulmi fantastik. Festa e vendasve zgjati vetëm tre minuta, sepse Çerishev gjeti golin e parë me ekipin e ri. Rusi shfrytëzoi një kros të Soler dhe kërceu fort duke shënuar një gol të bukur me kokë.

Roxher shënoi golin e dytë personal në minutën e 33-të pas një asisti të Enis Bardhit. Sulmuesi uli bukur pasimin e saktë dhe  rikthehu Levanten në avantazh. Miqtë fituan një penallti në pjesën e dytë dhe Pareho u tregua i saktë duke barazuar rezultatin në minutën e 51’.

Levante-Valencia 2-2 (Roxher 13’,33’/Çerishev 16’,Pareho 51’)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.