VIDEO | Deportivo La Korunja, me një këmbë në La Liga

0

Është luajtur sot ndeshja e parë mes Deportivo La Korunjas dhe Majorkës, sfidë e vlefshme për Play Off e La Ligas. Vendasit kanë marrë një triumph shumë të rëndësishëm 2-0, duke hedhur një hap shumë të rëndësishëm për rikthimin e tyre në elitën e futbollit spanjoll.

Takimi nisi shumë më mirë për La Korunjan, që dominoi në zotërim topi dhe raste të krijuara. Goli i parë do të vinte në minutën e 37’, me anë të Kartabria. Sulmuesi anësor shënon një supergol nga goditja e dënimit, duke shtangur portierin kundërshtar dhe duke i dhënë avantazhin Deportivos.

Ky gol ishte shumë i rëndësishëm për La Korunjan, që e zhvilloi takimin shumë më e qetë dhe priti të shfrytëzojë kundërsulmin. Pikërisht nga një i tillë, erdhi dhe goli i dytë. Në minutën e 81’, Karlos Fernandes dyfishoi avantazhin për Deportivon dhe bëri që skuadra e tij të hedhë një hap shumë të rëndësishëm sa i takon ngjitjes në La Liga.

La Liga, Play Off

Deportivo La Korunja – Majorka  2-0
Kartabia 37’, Fernandes 81’

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.