VIDEO | Depaj fenomenal, shënon një perlë dhe përmbys Guingampin

Olimpiku i Lionit udhëtonte sot në transfertën e Guingampit dhe arriti të merrte një sukses mjaft ë rëndësishëm, pasi tashmë e sheh veten vetëm një pikë larg zonës Champions në renditje. Sfida u mbyll me shifrat 2-4, ku miqtë përmbysën avantazhin e Guingamp në pjesën e parë.

Fraksioni i parë i lojës u mbyll me fitoren e vendasve 1-0, ku vendosi një gol i Turam. Në pjesën e dytë Lion erdhi me një tjetër marsh dhe shënoi tre herë brenda 11 minutave. Dopietë e Memfis Depaj dhe një gol i talentit Aouar. Goli i shënuar në minutën e 73-të, që përkonte me golin e dytë personal të holandezit Depaj, ishte një perlë e vërtetë. Një goditje dënimi e ekzekutuar në mënyrë perfekte, që preku traversën, përpara se të ndalej në fundin e rrjetës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *