VIDEO | Dëmtimi i Belerin, klubi i Arsenalit bëhet “nostalgjik”

Hektor Blerin ishte para disa sezonesh shpresa e madhe e futbollit spajoll, pasi emri i tij u dëgjua shpesh në periudhën kur luante në akademinë e Barcelonës. Megjithatë, me një Dani Alvesh në kulmin e karrierës së tij, Belerin zgjodhi ekipin e Arsenalit për të vazhuar rritjen dhe zhvillimin e tij si lojtar.

Pas dy sezoneve fantastike, Belerin ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm te Arsenali dhe trajneri Arsen Venger i dha një besim të jashtëzakonshëm. Gjithsesi, dëmtimet e shumta i kanë ndërprerë hovin mbrojtësit spanjoll dhe karriera e tij ka mbetur në vend.

Konfirmimi i klubit për dëmtimin e mbrojtësit

Edhe këtë sezon, Belerin e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi Unai Emeri i dha lirinë e duhur në fushë, duke bërë që Belerin të ishte më aktiv në repartin e avancuar dhe është autor i disa asisteve në Premier Ligë. Por dy dëmtime të njëpasnjëshme brenda një periudhë të shkurtër, bënë që Belerin të largohej sërish nga fushat, kësaj radhe për plot 9 muaj, duke humbur këtë sezon dhe fillimin e atij

Klubi i Arsenali konfirmoi në faqen zyrtare se Belerin do të operohet dhe do të mungojë 6-9 muaj. Poshtë këtij njoftimi, kanë bashkëngjitur dhe një video, ku mbrojtësi ka shpjeguar të gjitha momentet e “errëta” që ka kaluar te “Topçinjtë” e Londrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *