VIDEO/ Dëmtim horror për yllin e Bajernit të Mynihut, e pësoi nga…vetvetja!

Një dëmtim horror ka pësuar ylli i Bajernit të Mynihut, Kingsley Coman. Ky i fundit është larguar menjëherë në mesin e pjesës së parë nga fusha e lojës. Teksa ishte duke shkuar në sulm për të goditur në befasi Totenhemin, një vendosje shumë e keqe i ka kushtuar shumë.

Nga vetë pamja duket gjithë lëndimi i marrë nga Coman dhe që nuk bëhet fjalë për t’u kthyer brenda pak kohësh. Megjithëse është ende herët për të folur mbi javët që do të mbetet jashtë fushave, por sipas mediave në Gjermani, Coman do të mungojë shumë gjatë në fushën e blertë. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/_LfcAdam/status/1204874108422500352