VIDEO | Dëmtim horror në Brazil, talenti i Korinthiasit mbyll vitin

 

Mbrëmja e djeshme ka sjellë një lajm shumë të keq për të gjithë tifozët e skuadrës së Korianthias. Mesfushori i talentuar Xheferson “Fesin” Brito, ka pësuar një dëmtim shumë të rëndë, në ndeshjen ndaj Ituanos, që praktikisht ka mbyllur pa filluar sezonin e tij.

Futbollisti 20-vjeçar po vraponte për të kapur topin në minutën e 42-të të takimit, kur ndeshja ishte me rezultatin 1 – 1. Një sparkatë e mbrojtësit të skuadrës së Ituanës bëri që lojtari të pësonte një frakturë të këmbës.

Lojtari u shoqërua menjëherë në spital, ku më pas iu nënshtrua një operimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *