VIDEO | Dëmtim horror në Afrikë, klubi ndihmon portierin më kontratë 3-vjeçare

Një dëmtim i frikshëm ndodhi në përballjen midis Uidad Kazablankës dhe klubit nga shteti i Guinesë, Horoja. Një përplasje midis sulmuesit të skuadrës marokene dhe portierit Karim Ndiaje solli një frakturë të dyfishtë në këmbë për këtë të fundit.

https://www.youtube.com/watch?v=u4uafug1X-I

“Gardiani” 34-vjeçar i është nënshtruar operacionit dhe do t’i duhen të paktën nëntë muaj për t’u rikthyer në formë optimale. Krahas pamjeve të rënda të dëmtimit, vëmendje ka marrë dhe gjesti i klubit të Horojës.

Kontrata e Ndiaje mbaronte në fund të këtij sezoni, por drejtuesit e Horojës kanë bërë të ditur se i kanë ofruar 34-vjeçarit një kontratë për të vlefshme për tri sezonet e ardhshme. Një mbështetje e madhe për futbollisin, në një moment të vështirë dhe kur është gati të mbyllë karrierën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *