VIDEO | “Deja Vu” në Vlorë, rikthehen makthet me arbitra

Ndeshja e sotme përballë Kukësit ka shkaktuar jo pak trazira në kampin e Flamurtarit, të cilët nuk janë aspak dakord me vendimet që u morën nga ekipi i arbitrave. Goli i anuluar i Artim Pollozhanit nisi gjithçka, një vendim shumë i kontestuar.

90+4′ Momenti i ngritjes së flamurit pë pozicion jashtë loje, një pozicion shumë i dyshimtë

Më pas, në sekondat e fundit të sfidës, më saktë në minutën e 90+4’, u ngrit një flamur për pozicion të parregullt, një pozicion shumë i dyshimtë. Ky episod mjaftoi që situata të agravonte në fund të takimit dhe në stadiumin “Flamurtari”, tifozët kuqezi ishin shumë të tensionuar.

Përveç tifozëve, reagoi dhe presidenti i klubit Sinan Idrizi, që bëri thirrje që futbolli shqiptar të mos degradojë. Edhe me anë të faqes së tyre në “Facebook”, klubi i Flamurtarit doli kundër gjyqtarit kryesor Olsi Sokoli. “Njeriu i takimit, Olsi Sokoli!”, kjo ishte ironia që faqja zyrtare e klubit publikoi disa minuta më parë.

Reagimi i faqes së klubit në Facebook FOTO: Flamurtari F.C

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *