VIDEO | Debutimi me Laçin dhe goli në kohë rekord, flet “bomberi” Nuabueze

0

Sulmuesit amerikano-nigerian, Kirian Nuabueze, iu deshën vetëm tri minuta për të shënuar golin e parë me fanellën e Laçit. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes për “Sporteskpres.com” pas sfidës me Hapoel Ber Sheva, 26-vjeçari foli për ndeshjen debutuese me kurbinasit dhe golin, që ishte më i shpejti i karrierës së tij.

“Ndihem mirë. Jam transferuar nga Drita te një klub i mirë si Laçi. Kemi në skuadër lojtarë të mirë dhe në një moshë të re, plot energji. Gjëja më e rëndësishme është që morëm një rezultat 1–1. Jam ndjerë shumë mirë në fushë”.

“Natyrisht që nga fundi i lojës pësova lodhje. Nuk kishim kundër një ekip modest. Hapoel Ber Sheva është një ekip i madh kjo dihet nga të gjithë. Na u desh të vraponim shumë, si dhe të luftonim shumë në ajër. Rëndësi ka që shënova dhe dhashë 120%, kaq mund të bëja. Kjo është gjithçka që mund të bëj. Duhet të shohim përpara dhe të mendojmë për ndeshjen e kthimit”.

“A është ky goli më i shpejtë i karrierës suaj? Po patjetër. Shënova që në minutën e tretë. Nuk di çfarë të them për këtë, por është një ndjesi e mirë”, përfundoi Nuabueze.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.