VIDEO | Debutim për t’u harruar, Seferi “skuqet” në ndeshjen e parë

0

Ish-sulmuesi i Shpresave kuqezi, Taulant Seferi, u rikthye te Jang Bojs nga Uinterthuri ku ishte i huazuar sezonin e shkuar, ndërsa këtë sezon të ri, është transferuar te Ksamaksi. 22-vjeçari e nisi titullar sfidën e parë të sezonit në kampionatit zviceran, përballë Tunit, por ishte një debutim për t’u harruar.

Fillimisht, Seferi ndëshkohet me karton të verdhë në minutën e 56-të të takimit, ndërsa në minutën e 73-të, ndëshkohet sërish me të verdhë dhe i tregohet kartoni i kuq, duke e lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak. Sulmuesi kuqezi godet topin, por mbrojtësi kundërshtar e bllokon dhe e largon sferën nga zona e rrezikshme.

Seferi, në tentativë për ta rifituar topin, ndërhyn në kohë vonesë dhe shkel këmbën e mbrojtësit që është i shtrirë në tokë. Gjyqtari ndalon menjëherë lojën dhe i tregon kartonin e kuq sulmuesit shqiptar. Takimi mes Tunit dhe Ksamaksit u mbyll i barabartë 2-2.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.