VIDEO | Debutim magjik, fenomeni De Jong çmend katalanasit

0

Frenkie De Jong debutoi sot me Barcelonën në takimin kundër Çelsit. 22-vjeçari u aktivizua në fillim të pjesës së dytë dhe bëri 45 minuta të shkëlqyera, duke dominuar mesfushën.  Pasime të sakta, driblime, kombinime me shokët e skuadrës, De Jong ishte lojtari më i mirë në fushën e lojës për Barcelonën.

Në 45 minuta lojë, De Jong bëri 42 pasime, me një saktësi prej fenomeni, 100%. Një mesfushor me një të ardhme të ndritur, i cili edhe pse në një moshë të re, ka pjekurinë e një veterani në qendër të mesfushës…

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.