VIDEO/ Debutim ëndrrash për Can, perla nga distanca që i la të gjithë pa fjalë

0

Pas Erling Haland, sot ishte radha e Emre Can për të bërë një debutim ëndrrash me fanellën e Dortmundit. Mesfushori gjerman nuk gjeti hapësira në Juventusin e Sarrit këtë sezon, duke i lënë kështu bardhezinjtë për të vazhduar karrierrën e tij në Bundesligë. Can ka gjetur rrugën e rrjetës që në takimin e parë me Dortmundin.

Futbollisti ka realizuar një perlë të vërtetë nga një distancë mjaft e largët, duke e dërguar topin në trekëndësh dhe duke bërë që as shokët e tij të ekipit të mos u besonin syve. Një gol për tu mbajtur mend gjatë ky, me Emre Can që ka ndëshkuar ish-skuadrën e tij Bayern Leverkusen. Takimi momentalisht është në shifrat 2-2, teksa avantazhi i vendosur nga gjermani nuk zgjati shumë, pasi vendasit do të vendosnin baraspeshën në minutat e fundit të pjesës së parë./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.