VIDEO | Debutim ëndrrash, Cikalleshi gjen rrjetën me skuadrën e re

Sulmuesi kuqezi, Sokol Cikalleshi është bërë protagonist në takimin e sotëm mes skuadrës së tij, Akhisarspor dhe gjigantëve të Beshiktash. Edhe pse nuk e nisi ndeshjen titullar, Cikalleshit i mjaftoi vetëm pjesa e dytë për të gjetur golin.

Bomberi u aktivizua në minutën e 46’ përballë gjigantit Beshiktash dhe bëri një ndeshje shumë të mirë. Fillimisht, 28-vjeçari gjeti rrjetën që në momentin kur u fut në lojë , por iu anulua për pozicion të parregullt.

Megjithatë, sulmuesi nuk u dorëzua dhe arriti të gjejë rrjetën sërish. Kësaj radhe, goli ishte i rregullt dhe në minutën e 81’, Cikalleshi shënoi golin e vetëm për skuadrën e Akhisarspor.

Turqi, Super Lig

Akhisarspor – Beshiktash  1-3
Cikalleshi 81’ / Tokoz 23’, Gonul 48’, Larin 76’

81′ – Goli i Cikalleshit

63′ – Goli i anuluar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *