Polemikat nuk mungojnë thuajse në asnjë rast kur luan Juventusi dhe fiton me diferencë të ngushtë. Kjo ndodhi edhe në përballjen e fundit ndaj Bolonjës, atje ku fitoi në shifrat 2-1. Në minutën e 92 të ndeshjes erdhi edhe një moment i dyshimtë.
De Ligt kap topin me dorë në zonën e tij dhe nuk ka asnjë penallti. “JO” për gjyqtarin, ndërsa i njëjtë mbetej vendimi edhe për VAR-in. Por çfarë ka ndodhur në këtë rast që po komentohet kaq shumë në rrjetet sociale? Sipas moviolës dhe asaj që thuhet në Itali, prekja e De Ligt cilësohet si tërësisht e pavullnetshme dhe dorë lëviz në mënyrë të njëtrajtshme me trupin, duke mos e quajtur si ndëshkueshme për të akorduar penallti. /Sport Ekspres/
This isn’t a penalty?? The player behind De Ligt is an opponent. VAR saw nothing wrong too pic.twitter.com/BP7fWKdWjk
— Mo (@mo_disa) October 19, 2019