VIDEO/ De Ligt e ka kthyer në “handball”, por vetëm VAR-i nuk e sheh dorën e holandezit

Siç do të shpreheshin edhe mediat në Itali: “Njëherë mund të jetë rastësi, por me De Ligt dhe prekjet e topit me dorë po ekzagjerohet”. Sa shumë penallti kundër Juventusit për këtë arsye, por në mbrëmjen e sotme dhe derbin ndaj Torinos, është falur.

Në minutat e para të takimit, topi ka rënë sërish në dorën e mbrojtësit holandez, por nuk është marrë asnjë vendim kundër tij. Asnjë sinjalizim nga VAR-i për këtë episod të ndodhur në 11’, ndërsa pamjet e tregojnë qartë se bëhet fjalë për një moment të dyshimtë, që të paktën meritonte të shihej nga arbitri kryesor. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/cierresettebis/status/1190721323078692864